“S’mund të flas” – përgjigja e Bekim Jasharit kur pyetet për mungesën në varrimin e babait të Thaçit - NACIONALE

“S’mund të flas” – përgjigja e Bekim Jasharit kur pyetet për mungesën në varrimin e babait të Thaçit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot u zhvillua ceremonia mortore e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Aty morën pjesë shumë figura të njohura, megjithatë vëmendjen e mediave e tërhoqi mungesa e familjes Jashari nga Prekazi.

Përveç mungesës fizike në ceremoni, nuk u raportua as për ndonjë telegram ngushëllimi nga kjo familje drejtuar familjes Thaçi.

I pyetur nga Front Online për këtë çështje, Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt dhe anëtar i familjes Jashari, nuk ka dhënë një sqarim.

Ai tha shkurt: “Jam mysafir, nuk mund të flas. Dëgjohemi më vonë.”

Lajme të ngjashme