Smajljaj për mërgimtarin që u gjunjëzua para Hotit: Fajtor s'është ai, është fryma e diskursit ekstrem - NACIONALE

Smajljaj për mërgimtarin që u gjunjëzua para Hotit: Fajtor s'është ai, është fryma e diskursit ekstrem

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avdi Smajljaj, ka komentuar videon e bërë virale tashmë të mërgimtarit derisa i kërkon falje madje edhe duke u gjunjëzuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti për një koment kanosës.

“Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakësh,” – i kishte thënë mërgimtari nga Boni deputetit Hoti në një koment në Facebook.

Por, në gjykatë ai pati fjalë krejtësisht tjera duke kërkuar falje deri në pikën sa gjunjëzohet para ish-kryeministrit.

E sipas profesorit Avdi Smajljaj, edhe kanosësi në fjalë ishte “viktimë” dhe i përdorur nga “fryma ekstreme polarizuese aktuale,”

“... fajtor është ky diskurs ekstrem, të cilin nuk e ka krijuar mërgimtari në fjalë, e as shumë mërgimtarë të tjerë, të cilët/at i përdorë kjo frymë,” – u shpreh z. Smajljaj.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme