Smajljaj: Largimi i serbëve, përpjekje e Beogradit për të minuar marrëveshjen finale
Politologu Avdi Smajljaj ka fajësuar Serbinë për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ai ka deklaruar për gazetën Nacionale se me këto veprime Beogradi po dëshiron të shtojë presionin të ndërkombëtaret që marrëveshja të jetë në favor të Serbisë.
“Kjo është përpjekje e Beogradit për të minuar mundësit e një zgjidhje të qëndrueshme. Gjithashtu, me këtë Beogradi shton presionin tek ndërkombëtaret për të bërë marrëveshje në favor të saj. Tek institucionet vendore, kjo tërheqje komplikon procesin e qeverisjes dhe rrit desintegrimin e komunitetit serb nga institucionet e vendit”, ka thënë Smajljaj.