Sllavko Simiq sërish nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit
Ka filluar përpjekja e radhës për konstituivin e Kuvendit. Në këtë seancë e vetmja pikë e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Pas kërkesës së kryeparlamentarit Dimal Basha, Lista Serbe edhe me shkrim ka propozuar kandidatin e saj.
Më pas, nga foltorja e kuvendit është bërë e ditur se kjo parti e ka propozuar deputetin Slavko Simiq.
Pas votimit, Basha ka konstatuar se deputeti serb ka marrë vetëm 9 vota për, 53 kundër dhe 43 abstenime.
Më pas, ai ka kërkuar nga Lista Serbe që të bëj sërish propozimin.
Kjo parti sërish ka propozuar kandidatin e njëjtë.
As në votimin e dytë Slavko Simiq nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.
Simiq është propozuar edhe për herë të tretë, por as kësaj radhe nuk i ka marrë votat e nevojshme për nënkryetarë të Kuvendit.