“Skifteri 1” që Kurti e njoftoi në fushatë si “Made in Kosova”, Maqedonci e demanton sërish - NACIONALE

“Skifteri 1” që Kurti e njoftoi në fushatë si “Made in Kosova”, Maqedonci e demanton sërish

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Ministria nuk ka pasur asnjë rol në testimin apo vlerësimin e dronit “Skifteri”.

Reagimi i tij erdhi pas debatit dhe interesimit publik lidhur me këtë projekt.

Ai sqaroi se në tetor ishte organizuar një aktivitet për inovatorët e dronëve në Kosovë.

Ngjarja u zhvillua në bashkëpunim me Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Sipas ministrit, vlerësimi kishte të bënte vetëm me dronë të vegjël me helika.

Ai theksoi se nuk është bërë asnjëherë vlerësim për një dron të quajtur “Skifteri”.

Maqedonci nënvizoi se Ministria nuk ka dhënë leje, as ka kryer testime për këtë projekt.

Lejet e fluturimit, sipas tij, janë përgjegjësi e KFOR.

Ai kërkoi rregullativa më të qarta për prodhimin dhe përdorimin e dronëve në vend.

Ministria, shtoi ai, mbetet e hapur për bashkëpunim me inovatorët vendorë.

Lajme të ngjashme