Skenderaj: Lëndohen gjashtë persona nga prishja e luhatëses, tre prej tyre të mitur
Një luhatëse e prishur në Skenderaj ka rezultuar në lëndimin e gjashtë personave, tre prej të cilëve të mitur.
Policia e Kosovës njoftoi se kanë intervistuar pronarin dhe punëtorin e lojërave.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 19.07.2025-23:20. Raportohet se gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull kosovar/e, tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore pasi që është prishur luhaja dhe janë rrezuar. Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën emergjente në Skenderaj e me pas tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar m/k, pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.