Skandal mbi skandal: Rilind Gërvalla paska gënjyer për AKI-në rreth lajmit të rremë, e konfirmon Musliu
Rilind Gërvalla në mbledhjen e Bordit të RTK-së ka provuar të justifikojë skandalin me lajmin e rremë të Slobodna-Bosnës se gjoja e ka marrë nga Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, siç ka kuptuar Nacionale nga burimet përbrenda takimit.
Kryetarja e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar për AKI-në, Ganimete Musliu ka kontaktuar drejtorin Petrit Ajeti, i cili e ka mohuar që agjencia që drejton të ketë dërguar këtë lajm.
“Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”, ka shkruar Musliu.