S’ka kuorum, nuk votohet rezoluta për rritjen e çmimeve
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë arritur ta votojnë rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve.
Në Kuvend nuk ka pasur kuorum, e si rezultat kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për një seancë tjetër, raporton Nacionale.
Me gjasë, shumica e deputetëve kanë shkuar në pushime para kohës.
Kjo pasi salla e Kuvendit duket e zbrazët.
Seanca e fundit e këtij sesioni para pushimeve të pranverës, do të mbahet nesër.