S’ka kourum, projektligji për fertilizim artificial shtyhet për një seancë tjetër
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, nga e cila u largua opozita, po vazhdohet me projektligje të ndryshme.
Në lidhje me projektligjin për fertilizim artificial është kaluar nga kjo seancë në seancën tjetër. Kjo pasi një amandament i Visar Korenicës, deputet i VV-së, nuk kaloi në Kuvend. Në këtë proces të votimit morën pjesë vetëm 43 deputetë.
“Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim. As për së afërmi nuk jemi te numri i kërkuar, i nevojshëm pra që të miratohet ky amandament. Kështu që pa u zgjidh kjo, nuk kemi si të procedohet me këtë pikë. Dalim te pika tjetra, ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare, edhe kjo i kalon një seance që e organizojmë me vazhdime” – ka thënë Konjufca.