S’ka izolim: Kurti e pret në zyrë një 'ndërkombëtar', takohet me kryetarin e Shkodrës - NACIONALE

S’ka izolim: Kurti e pret në zyrë një 'ndërkombëtar', takohet me kryetarin e Shkodrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është nën masa të BE-së e ShBA-së. Një nga pikat e këtyre masave janë edhe mosorganizimi i takimeve me liderët e Kosovës, përveç në kuadër të menaxhimit të krizës në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se e ka çarë këtë “izolim ndërkombëtar”.

Përkundër masave, Kurti e ka takuar një ndërkombëtar. Por ndërkombëtari nuk është bash i huaj. Ai është shqiptar. Më saktë, është kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili në takimin me Kurtin u shoqërua edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Zyra e Kryeminstrit ka treguar se çfarë është folur në këtë takim.

“Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve.

Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.”thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lajme të ngjashme