Situata me Covidin: 207 raste aktive në Kosovë
Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm Coronavirusi. Si rrjedhojë në vend janë 207 raste aktive me këtë virus.
E gjatë ditës së martë 33 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 123 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se 11 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV2.
Ndërsa të raportuar janë dhe 10 qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 207 raste aktive me COVID-19.