Situata e krijuar në Turqi pas tërmetit, Ministria e Mbrojtjes njofton për anulimin e konferencës me ministrat e rajonit
Ministria e Mbrojtes së Kosovës, ka njoftuar se është anuluar takimi në mes të ministrave të mbrojtjes së shteteve të rajonit që do të mbahej sot.
Në njoftimin në Facebook, të kësaj ministrie thuhet se shkak për anulimin e këtij takimi është situata e krijuara pas tërmetit në Turqi.
Tutje, kjo ministri thotë se ky takim është shtyrë për një datë tjetër, ndonëse thonë se për datën e mbajtjes së kësaj konference do të njoftojnë me kohë.
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit në Turqi dhe angazhimit për mbështetje të operacionit humanitar, konferenca e përbashkët e planifikuar me ministrat e mbrojtës të shteteve të rajonit është shtyrë për një datë tjetër. Për datën e mbajtjes së konferencës do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
