Sindikatat e Shëndetësisë shpreh ngushëllime për vrasjen e Gjyljeta Ukellës në Pejë - NACIONALE

Sindikatat e Shëndetësisë shpreh ngushëllime për vrasjen e Gjyljeta Ukellës në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë e gruas që u vra nga burri i saj në Pejë.

Gruaja e vrarë ishte asistente e Stomatologjisë.

Në reagimin e tyre është kërkuar zbardhja e rastit dhe dënim maksimal ndaj autorëve të krimit.

“FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dhe prejardhja e saj, njejtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është grua, kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal”.

“FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës, kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme