Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon nga Kuvendi ta kompletoj Bordin
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosoës që të kompletoj Bordin me anëtarët e rinj. Sindikata gjithashtu në reagimin e tyre kanë shkruar se ky proces duhet të monitorohet nga organizatat kredibile ndërkombëtare e vendore.
Tutje sindikata ka rënditur edhe kërkesa të tjera, që sipas tyre janë urgjente.
E plotë:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së Kryesia e SPERTK-së
Reagim Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni për media që në afat sa me të shkurtër kohorë ta kompletoj me anëtarët e rinj Bordin e RTK-së duke ndjekur procedurat sipas ligjit.
Sindikata kërkon që këtë proces ta monitorojnë organizata kredibile vendore e ndërkombëtare. Sindikata i bënë me dije Kuvendit të Kosovës që ta rris buxhetin për RTK-në sepse me buxhetin aktual është e pamundur që RTK të transformohet e të zhvillohet.
Janë kaluar të gjitha limitet e pritjes sa i përket pronës, ligjit dhe ndërtimit të objektit dinjitoz që duhet ta ketë mediumi i vetëm publik.
Objektet ku aktualisht punojnë kolegët tanë nuk i plotësojnë as kushtet minimale për funksionim. Sindikata kërkon që të ndalen sulmet ndaj televizionit publik dhe kërkon nga partitë politike dhe individët e caktuar t'i mbajnë duart larg nga transmetuesi publik.
Një transmetues publik i fuqishëm dhe i pavarur është në interes të publikut të gjerë në Kosovë dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë. Situata aktuale në RTK pa kompletimin e Bordit thuajse është jofunksionale sepse jemi në kohën kur duhet të merren shumë vendime me rëndësi për të ardhmen e televizionit publik. Sindikata edhe njëherë kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta shqyrtoj mundësinë dhe ta vendos RTK- në, në ndërtesën ku aktualisht gjendet Radio Kosova dhe për këtë proces të vendos me ligj që ky objekt ti takoj RTK-së. Çdo vonesë ndaj kërkesave tona do ta dëmtojë rëndë të ardhmen e mediumit të vetëm publik në Kosovë.
Me respekt, Kryesia e SPERTK-së