Sindikata e Pavarur e Administratës distancohet nga qëndrimi i Hykollit për dy ligjet e rëndësishme - NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Administratës distancohet nga qëndrimi i Hykollit për dy ligjet e rëndësishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës është shprehur kundër Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit për Pagat.

Përmes një reagimi, ata kanë kundërshtuar kryetarin e BSPK-së z. Hykolli, i cili i ka dhënë mbështetje kryeministrit Albin Kurti për këto dy çështje.

Sipas SPAK, qëndrimi i Hykollit është puro personal dhe jo i kryesisë se BSPK-së.

Pas raportimit nga mediat për takimin e Kryeministrit të Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe ligjit të pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, është thënë në reagimin e SPAK.

Me tej, kjo sindikatë ka përmendur kritikat që janë bërë ndaj këtyre ligjeve.

Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks të veçantë atë të zyrtarëve publik nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë , organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republiken e Kosoves në fushën e legjislacionit por gjate ditës edhe vet misioni i BE. SPAK -u dhe Shërbyesit Civil të Kosovës, presin sqarim zyrtar nga ana juaj z.Hykolli”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme