Simpatizanti i Kurtit thirri protestë kundër Ramës, del i vetëm
Një simpatizant i kryeministrit Albin Kurti është parë sot i vetëm në një protestë kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ai kishte bërë thirrje për protestë qysh në ditën e djeshme kur kishte thënë që qytetarët të dilnin “në dy hyrjet e objektit të Kuvendit”.
Por, nga pamjet e postuara nga vetë ai duket se ka mbetur krejtësisht i vetëm.
“Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës” – ka shkruar ai në njërën nga pankartat.
Simpatizanti kishte kërkuar që qytetarët të mbanin pankartat si vijon: “Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiqi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”.