Siguria e sistemit të KQZ-së, Gashi i PDK-së: Është kompetencë e institucioneve qeveritare, jo e KQZ-së
Anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi, ka bërë me dije se ky institucion nuk e mbron integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai ka vlerësuar se ndalimi i ndërhyrjeve kibernetike, të cilat e kanë bllokuar faqen e KQZ-së, nuk mund t`i ndalë ky institucion.
Sipas tij, siguria e sistemit të KQZ-së është kompetencë e institucioneve tjera qeveritare.
“Pjesa tjetër që mendoj se nuk do të duhej me u akuzu është se KQZ-ja nuk e mbron integritetin dhe sovranitetin e Republikës. Ndërhyrjet e paralajmëruar, se ky komision i ka ftuar institucionet e sigurisë, sepse është thënë se ka pasur ndërhyrje kibernetike dhe bllokimi i faqes ka ardhur si pasoj e tyre, është përgjegjësi kryekëput e institucioneve tjera qeveritare”, ka thënë Gashi.