Si provoi të mashtronte ‘nërsy’ Rizvanolli për Kosovën në Hartën Gjeologjke të Evropës - NACIONALE

Si provoi të mashtronte ‘nërsy’ Rizvanolli për Kosovën në Hartën Gjeologjke të Evropës

3 javë më parë

nga Xhezair Dashi

E natyrshme edhe mund të jetë anekënd botës që edhe suksesi më minor të paraqitet në dritën më të mirë të mundshme, por ama jo duke kapërcyer mbi parametrat reale të së vërtetës; e vërteta duke qenë edhe për nga përkfuzimi teknik dhe klasik "përputhje me faktet".

Ndërkaq e vërteta – me Lëvizjen e Vetëvendosje – siç është dëshmuar në këto tri vite, jo rrallëherë del të jetë jë kriter thuajse i papërfillshëm; për të mos thënë edhe i padëshirueshëm.

E radhës? Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli këtë fundjavë gënjeu publikisht duke shkruar se Kosova tash pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane është shënuar “me kufinj të plotë e pafusnotë”.

Ia bashkëngjiti një fotografi të hartës evropiane kur Kosova shënohet dallueshëm dhe pa vija të ndërprera dhe këtë e dha për fakt të kryer.

Por, Nacionale kontaktoi menjëherë Sekretaren e Përgjjithshme të “EuroGeoSurveys”, Jullie Hollis, dhe e vërteta s’ka se si të mos jetë më ndryshe.

Kosova – na tha ajo – në këtë hartë shënohet plotësisht me asterisk (*) që i qëndron pezull mbi kokë për “të mos ia paragjykuar Statusin” teksa në fusnotë merren për referencë Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1999 si dhe Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010).

Për sa i përket pyetjes suaj për njohjen e Kosovës, përcaktimi, duke përfshirë përfaqësimin e hartës, nuk paragjykon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo për Nacionale.

Ndërkaq për një anomali në këtë hartë ku zmadhimi e afron edhe emrin e Serbisë brenda hartës së Kosovës, ajo na qartëson që është “gabim teknik...jo e qëllimshme”.

Çështja e fundit e pozicionimit të tekstit në hartë është një çështje teknike që ne po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt, d.m.th., jo e qëllimshme”, shtoi mes tjerash Jullie Hollis.

Çka tha Rizvanolli?

Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, shkroi të shtunën Rizvanolli në Facebook.

Kujtojmë se madje çështja e “fusnotës/astriskit” kohëve të fundit në raportin e Dora Bakoyanis për Kosovën në Këshill të Evropës duket të ketë pësuar edhe degradim ku qysh në faqe të parë jepet vetëm Rezoluta 12/44 pa ia bashkëngjitur fare opinionin e GJND-së; opinion ky i cili konfirmon përputshmërinë e Shpallijes së Pavarësisë së Kosovës me të drejtën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme