Shumica e kosovarëve mendojnë që në Hagë po gjykohet UÇK-ja e historia e Kosovës
Kompania PIPOS, ka publikuar disa matje lidhur me atë se çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.
Në këto gjetje thuhet se 45.3% e tyre thonë se ajo është themeluar nga BE-ja, ndërsa 22% e të anketuarve kanë thënë se është themeluar nga Kosova.
Kurse, sa i përket pyetjes se kush po gjykohet aktualisht në Hagë”, 44.7% e të anketuarve janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet e tërë UÇK-ja, ndërsa 28.3% e të anketuarve kësaj pyetje i janë përgjigjur se në Hagë po gjykohet historia e Kosovës.
Vetëm 19.3% kanë thënë se në Gjykatën Speciale po gjykohen individ të përfshirë në krime lufte, transmeton Klankosova.