‘Shumë mirë është’: Vëllezërit e Thaçit përfundojnë vizitën, Gani Thaçi flet shkurt para mediave - NACIONALE

‘Shumë mirë është’: Vëllezërit e Thaçit përfundojnë vizitën, Gani Thaçi flet shkurt para mediave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar tashmë vizitën që i kanë bërë këtij të fundit në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Shkurt, vëllai i tij, Gani Thaçi, ka thënë se ish-presidenti është mirë.

“Shumë mirë është me shëndet” – tha ai, siç dëgjohet edhe në pamjet e Nacionales më poshtë.

Ndryshe, pak më herët në zyrat e EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti Hashim Thaçi, ka arritur edhe bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.

Ajo është lejuar që me veturë të hyj brenda bazës së EULEX-it.

Lumnije Thaçi nuk ka dalë ende nga objekti.

Lajme të ngjashme