Shtatorja “e shëmtuar” e Adem Jasharit në Malishevë, do të zëvendësohet me një tjetër - NACIONALE

Shtatorja “e shëmtuar” e Adem Jasharit në Malishevë, do të zëvendësohet me një tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, e cila për shumë vite është e vendosur në parku i qytetit të Malishevës, ka pasur pakënaqësi nga shumë qytetarë të cilët e kanë konsideruar si një punim pa estetikë.

Për këtë shkak, me vendim të komunës, kjo shtatore do të zëvëndësohet me një tjetër.

Kjo do të bëhet për shkak se ky institucion po e konsideron se nuk është punuar mirë, ani se shtatorja ka qëndruar në këtë park tash e 15 vite.

Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, tha se në këtë vend do të vendoset një shtatore më e mirë e cila do të vendoset pasi të përfundojnë punimet në këtë park.

“Do të jetë një zgjidhje e mirë e cila do t’i përshtatet projektit të ri i cili po ndërtohet në Malishevë”, - tha Avdi Morina për Klan Kosova.

Mirëpo, me vendimin e komnunës nuk pajtohet skulptori Sinan Alija i cili punoi këtë shtatore.

Ai tha se shtatoren do ta marrë në shtëpi, nuk do ta lejoj që të hedhet poshtë, dhe konsideron se komuna nuk është vlerësuse e duhur e artit të cilët mund të vinë në këtë konstatim se shtatorja nuk është punuar si duhet.

Lajme të ngjashme