Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 7 raste të dhunës në familje.
Sipar policisë, rastet kanë ndodhur në Viti, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.
Në Viti, rapotohet se është arrestuar e më pas është liruar një person pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Viti 27.01.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në Prizren është arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij. Thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 27.01.2023 – 10:35. Viktima femër kosovar ka njoftuar policinë se në vazhdimësi ka dhunë nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tregon raporti.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren. Polcia bënë të ditur se është arrestuar një perosn pasi dyshohet se i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fmailjës.
“Prizren 27.01.2023 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes si dhe kishte demoluar disa gjësende nëpër shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, specifikon raporti.
Tutje, thuhet se edhe në Pejë është arrestuar një grua, pasi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj.
“Pejë 10.01.2023 – 19:15. Më 27.01.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Pejë, është arrestuar një burrë pasi në gjëndje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Pejë 27.01.2023 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tregon raporti.
