Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Brenda 24 orëve në Kosovë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Tri raste janë raportuar vetëm në Gjakovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë, 07.08.2023 - 14:05. Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër me shtetësi të Danimarkës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Lipjan, 07.08.2023 – 18:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 07.08.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 07.08.2023 - 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e shqetësuar dhe përndjekur duke e përcjellë gjatë shkuarjes në punë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Malishevë, 07.08.2023 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij viktimave kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë 07.08.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë, 06.08.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme