Shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi bëhen bashkë, kërkojnë reciprocitet të të drejtave - NACIONALE

Shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi bëhen bashkë, kërkojnë reciprocitet të të drejtave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë Kurti ka diskutuar edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë”, ka thënë Kurti, sipas njoftimit të Qeverisë.

Sipas njoftimit, ata kanë kërkuar reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme