Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB
Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit. "Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare,” tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaꞔka. Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në Nju-Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth ꞔështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, tha Xhaꞔka.