Shqipëria me "beg" të ri, kush është presidenti shqiptar Bajram Begu - NACIONALE

Shqipëria me "beg" të ri, kush është presidenti shqiptar Bajram Begu

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi të premten se partia e tij ka zgjedhur shefin e mbrojtjes së vendit si kandidat për presidentin e ardhshëm të vendit, pasi nuk arriti një marrëveshje me opozitën.

Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur në një seancë të posaçme parlamentare pasditen e kësaj të shtune, ka votuar për president të ri të Republikës së Shqipërisë Bajram Begajn, kandidat i propozuar nga radhët e Partisë Socialiste.

Begaj mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenoi, këto vota ishin të mjaftueshme që Bajram Begaj të zgjedhet President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në qytetin e Rrogozhinës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Begaj, një ushtarak me karrierë, mbante pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Ushtaraku Bajram Begaj ka një karrierë të gjatë ushtarake. Studimet e tij mjekësore e çuan nga drejtimi i Spitalit të Traumës deri në dekorimin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai studioi mjekësi dhe mori disa specializime.

Gjeneralmajor Begaj, ka përfunduar doktoraturën në fushën e Mjekësisë, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 - vjeçare ushtarake ka kryer:

Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e Mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Begaj mbante postin e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, drejtor i Spitalit Ushtarak, drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar.

Kujtojmë që sipas kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Roli i presidentit është kryesisht simbolik, megjithëse ka disa kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.

Lajme të ngjashme