Shqipëri: Një burrë vret dy gra e plagos dy të tjera - NACIONALE

Shqipëri: Një burrë vret dy gra e plagos dy të tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të një ndërtese banimi në Paskuqan të Shqipërisë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe tre të tjerë të plagosur.

Sipas burimeve të euronews, autori është Ramazan Kutra, ish-dhëndëri i viktimave.

Dyshohet se një prej personave që ka humbur jetën është ish-vjehrri i autorit të krimit. Mes viktimave raportohet se është një grua, e cila dyshohet se është ish-bashkëshortja e Kutit.

Ramazan Kutra, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007 ku dhe ishte dënuar për të u liruar më vonë në vitin 2019.

Në vend të ngjarjes kanë dalë forcat e rendit, ku janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme