“Shqetësuese, krye në vete”: Drejtoresha e RTK-së alarmoi për përzierjen e Gërvallës në mediat online, jashtë kompetencave - NACIONALE

“Shqetësuese, krye në vete”: Drejtoresha e RTK-së alarmoi për përzierjen e Gërvallës në mediat online, jashtë kompetencave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Detaje të reja janë zbardhur në procesverbalin që e ka siguruar gazeta Nacionale, të mbledhjes së Bordit të RTK-së që u mbajt lidhur me lajmin kundër Nacionales e Periskopit, të transmetuar nga Slobodna Bosna.

Në mbledhjen që u mbajt më 23 korrik, U.D Drejtoresha e dorëhequr tashmë, Zana Spahiu, alarmonte se drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, kishte ndërhyrë në mediat online. Kjo pavarësisht se këtë nuk e ka obligim, e as nuk i lejohet me ligjet e RTK-së.

“Pra shqetësimet më të mëdha të mijat janë ndërhyrja direkte në mediat onlinë nga ana e drejtorit të televizionit pa njoftimin tim paraprak pasi që ka të bëjë me median të cilën është në varësi direkte timen ku për këtë ia kam tërheqë vërejtjen sepse janë kompetencat e qarta për secilin prej nesh në ligj në status të përcaktuara tashme dhe drejtori i televizionit duhet të ketë parasysh mos ti kalojë kompetencat sidomos në raste të tilla si publikimi i lajmeve të ndjeshme si ky tani e që ka pas një hov të madh në publik”, ka thënë Spahiu në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Sipas Spahiut, Gërvalla kokë më vete kishte bërë këtë ndërhyrje, duke u përzier në detyra që nuk i takojnë.

Është shumë shqetësuese kur brenda nesh ka anëtar të lartë të menaxhmentit të cilët veprojnë në një mënyrë “krye në vete” dhe nuk na njoftojnë neve si organe, qoftë edhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm me kompetencat e reja edhe mua, për ndërhyrje direkte te mediat online dhe në lajmet qendrore, besoj që për këtë pjesë të ftuarit në këtë mbledhje do të japin informacione më të detajuara dhe ti shohim qëndrimet e tyre në lidhje me publikim e lajmit i cili fillimisht është publikuar në media online rreth orës 14:40 dhe i njëjti ka vazhduar në lajme qendrore me citime nga rtklive dhe jo portali në fjalë”, deklaronte Spahiu.

Më vonë gjatë mbledhjes, Gërvalla e pranon gabimin, duke thënë se është dashur të koordinohet.

Lajme të ngjashme