"Shpresoj në njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë": Haradinaj uron Pashkët
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.
Haradinaj ka thënë se populli shqiptar ka mbijetuar në rrethana të vështira ndër vite dhe se shqiptarët qëndruan bashkë pa dallim dhe kjo, sipas tij na bën popull të veçantë.
“Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, besimtarët katolikë sot festojnë Pashët.
Liderë politikë e institucionalë kanë shprehur urimet e tyre me rastin e kësaj feste.