"Jam i sigurt që Kosova mundet më mirë": Hamza pritet me entuziazëm nga mërgata në Gjermani
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur me entuziazëm nga diaspora gjatë vizitës së tij në Shtutgart të Gjermanisë.
Në një intervistë për “Politiko” me Kushtrim Sadikun, Hamza ka shprehur mirënjohjen për mërgimtarët kosovarë për pritjen e tyre të ngrohtë.
Ai nënvizoi rolin thelbësor të mbështetjes së tyre, së bashku me atë të qytetarëve brenda Kosovës, për rrugën e Partisë Demokratike drejt suksesit në zgjedhjet e ardhshme.
“Shpreh respektin për bashkëatdhetarët tonë dhe për një prezencë kaq madhështore dhe një tubim kaq impozant dhe plot energji”, ka thënë Hamza.
Hamza tha se është i bundur që Kosova mund të bëjë më mirë me një ekip që ka eksperiencën dhe dijën e duhur.
“Jam i sigurt që Kosova mundet më mirë dhe për me u bo Kosova më mirë kërkon edhe dije edhe eksperiencë, ekip të mirë rreth vetit dhe njerëz të gatshëm që të bëjnë zbatimin e programit dhe të ketë rezultate konkrete”, ka thënë Hamza nga Shtugarti i Gjermanisë