Shpërthen zjarri në një ndërtesë të shërbimit sekret të Rusisë në Rostov
Një ndërtesë që shfrytëzohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) në qytetin jugor rus, Rostov, është kapluar nga zjarri.
Në pamjet dramatike të publikuara në rrjete sociale shihet një shtëllungë e madhe e tymit të zi duke dalë nga ndërtesa, ndërsa tymi shihet në mbarë qytetin, raporton televizioni BBC.
Banorët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para zjarrit.
In #Rostov-on-Don, the building of the #FSB department caught fire.
— NEXTA (@nexta_tv) March 16, 2023
Local residents report hearing "sounds of explosions". pic.twitter.com/PahTxWll3E
Mediet ruse raportuan për këtë zjarr duke i cituar shërbimet emergjente, duke thënë se ndërtesa i përket sektorit rajonal për patrullim kufitar.
FSB-ja është shërbim për siguri të brendshme në Rusi dhe është përgjegjëse për kundërzbulim, siguri kufitare dhe kundër-terrorizëm.
Ekipet emergjente ndodhen në vendin e zjarrit.