Shpërthen sikleti në Kanal 10, gazetarët e ngatërrojnë Ardian Gjinin me Blendi Fevziun
Ndonëse ka edhe katër muaj deri në përfundim të vitit kalendarik, pra të vitit 2023, me shumë gjasë mbrëmë është bërë gafa e vitit në televizionet e Kosovës.
Dy moderatorë të Kanal 10, gjatë një lidhjeje live, e kanë ngatërruar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini me moderatorin e njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu. Fillimi i intervistës ishte i sikletshëm, qysh ishte edhe vazhdimi i saj për disa sekonda.
Madje, moderatorët edhe i shtrojnë një pyetje Gjinit në cilësinë e Fevziut, derisa Gjini i tregon se kush është.
E aty, moderatorja u vu në siklet, siç u vu edhe moderatori. Për më shumë, shikojeni videon e publikuar në Tik Tok.
@jetaoshqef0 #foryou #foryoupage #kosovo #viral #albania #kosova #jetaoshqef0 #macedonia #fyp #fypシ #switzerland #gjermania🇩🇪🇦🇱 #germany #prishtina #tirana #shkupi ♬ original sound - JetaOshQeF