"Shpërthen grupi i Tiranës", Hoxha e Feraj e ofendojnë Abdixhikun, Abazi e quan "djalosh të dashuruar në Zajednicë" - NACIONALE

"Shpërthen grupi i Tiranës", Hoxha e Feraj e ofendojnë Abdixhikun, Abazi e quan "djalosh të dashuruar në Zajednicë"

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltar, ish-këshilltar e bashkë-partiak të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shpesh zgjedhin rrjetet sociale, për t’i kritikuar, fyer e ofenduar të tjerët. E, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku, është shndërruar në ‘target’ ofendimesh e fyerjesh nga disa prej figurave publike të lidhura me pushtetin.

Feraj, Hoxha, Abazi janë përfolur shumë kohëve të fundit për diskursin e tyre problematik, që shpesh ka kaluar në ofendime e fyerje.

"Grupi i Tiranës"

Kur jemi të këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ai është goxha i njohur. Por, mos të keqkuptohemi. Jo për punën e tij, por për postimet në faqen e tij në Facebook. Kjo për shkak të gjuhës shpeshherë të rëndë që përdor në profilin e tij.

Sot, ndodhi e njëjta gjë. Këtë herë, këshilltari i Kurtit ka shpërndarë një shkrim të Elvis Hoxhajt, aktivistit të LVV-së nga Shqipëria.

Në këtë status, ofendohet rëndë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili quhet “skizofren i vogël”.

Hoxha, ish-këshilltar i kryeministri Kurti, është lëshuar në gjuhë ofenduese, duke e quajtur “skizofren” z. Abdixhikun, pasi ky i fundit dy ditë më parë i kritikoi aktivistët e VV-së nga Tirana, të cilët i quan “Grupi i Tiranës”.

“Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t'ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kalu kohën, shpiku grupin e Tiranës.” – shkroi ai.

Hoxhaj, sot shkoj edhe më larg. Sipas tij, Perëndimi dhe opozita në Kosovë po bashkëpunojnë me mjeshtrin gjenocidal, Aleksandar Vuçiq, duke shpërndarë një video, ku shihet presidenti serb teksa kritikon Vojislav Koshtunicën, për lirimin e kryeministrit Kurti nga burgu në vitin 2001.

Ky është mjeshtri gjenocidal me të cilin po bashkëpunon Perëndimi dhe opozita jonë”, ka shkruar Hoxha.

Një sulm tjetër verbal ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, erdhi edhe nga Boiken Abazi, aktivist i LVV-së e pjesë e Kryesisë të kësaj partie, ka shkruar një status, ku e ka quajtur të parin e LDK-së, “djali i dashuruar në Zajednicën.”

Abazi ka thënë se Vetëvendosje e kishte ndalur Zajednicën në vitin 2015 dhe se do ta ndalë edhe tani

“Zajednicën e ndalëm në vitin 2015, do ta ndalim edhe tani. Një foto përshëndetëse nga Tirana për Lumirin, djalin e dashuruar me Zajednicën” - ka shkruar Abazi.

Pse gjithë këto sulme ndaj z.Abdixhiku?

Ishte seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës ajo që i “ndezi” sulmet verbale ndaj kreut të LDK-së, i cili pati një përballje të ashpër me kryeministrin Kurti rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abdixhiku i bëri me dije se sot kryeministri Albin Kurti ka pranuar sot formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se Kurti po tregon se Asociacioni po bëhet.

“Kjo datë e sotme e 2 shkurtit të viti 2023 është datë e pranimit të asociacionit nga kryeministri i Kosovës. Nuk po them që është i mirë a keq. Unë po them se kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja i vitit 2013, që është obligim ndërkombëtarë është e bëshëm me disa kushte. Dhe kushti thelbësor është që ky asociacion të jetë në përputhje me Kushtetutën Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka akuzuar kryeministrin që se gjashtë muaj ka dialogun me Vuçiqin dhe asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend.

“Sepse kjo qasje e tij, jo vetëm që ka sjell ndryshimin thelbësor të procesit të dialogut këto dy vite, por tan po flasim për një marrëveshje që nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk saktësohet njohja në të.” - ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme