"Shpërthen" Brnabiqi, sulmon ashpër gazetën "Danas" në Twitter - NACIONALE

"Shpërthen" Brnabiqi, sulmon ashpër gazetën "Danas" në Twitter

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, përsëri është hedhur në sulm ndaj mediumit serb “Danas” që kritikon pushtetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Brnabiq në Twitter ka komentuar intervistën e Slavisha Ristiqit dhënë Danas-it duke shkruar se “nuk ka media me më pak parime dhe standarde profesionale se sa Danas”.

Një ditë janë në të majtën radikale, tjetrën janë në të djathtën radikale, me të njëjtin pasion dhe bindje. Pse? Sepse fjalë për fjalë parimi i tyre i vetëm është të jenë kundër Vuçiqit, edhe me çmimin e paqes dhe jetëve njerëzore”, ka shkruar ajo.

Më tej, Brnabiq ka akuzuar edhe Ristiqin dhe ka sulmuar shqiptarët, i cili sipas saj, ka liruar nga burgu “terroristët dhe vrasësit shqiptarë”.

Në një intervistë për Danas, Ristiq tha se “nuk është hera e parë që Vuçiq shfaqet si shpëtimtar i paqes në zonën e Kosovës”.

Fatkeqësisht, pas çdo misioni të tij të shpëtimit për serbët dhe Serbinë, në Kosovë ka gjithnjë e më pak serb”, ka thënë deputeti.

Lajme të ngjashme