Shpërndarja e lajmit të rremë nga pushteti, Gorani: Mënyrë demaskimi i vullnetshëm i tyre
Një lajm i gazetës boshnjake “Slobodna Bosna” – mediumi kontroverz i njohur si një makineri e lajmeve të rreme – ku sulmohet gazeta Nacionale dhe Persikopi ka vërshuar që nga mbrëmja e së hënës profilet e rrjeteve sociale të deputetëve e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes. Tragjikomia e krejt situatës mori përmasa groteske kur lajmi u citua në lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës, dhe në portalin e mediumit publik, pa asnjë verifikim të vetëm. Për analistin Duagjin Gorani, identifikimi i zyrtarëve qeveritarë me qetë lajm “është një mënyrë demaskimi i vullnetshëm i tyre.”
“Si duket edhe prodhuesit e lajmit, edhe pse prodhuesi i lajmit këtu është një protal obskur, diku në Bosnje, i cili është unë mendoj edhe atje edhe këtu totalisht i parëndësishëm. Mirëpo, identifikimi i zyrtarëve publik të partisë në pushtet. Identifikimi i zyrtarëve qeveritarë me qetë lajm është një mënyrë demaskim i vullnetshëm i tyre. Edhe në kuptim të dizajnimit, edhe të shpërndarjes së këtij lajmi. Aq shpejt me u identifiu me një lajm i cili është i rremë", tha Gorani në "Pressing"