Shpërndahen protestuesit shqiptarë: Nuk e dinin as kush i ftoi në protestë
Protestuesit shqiptarë që kishin dalur afër Urës së Ibrit janë shpërndarë të qetë.
Ata kanë qëndruar për disa minuta afër urës, duke kënduar këngë patriotike.
Në të njëjtën kohë, matanë urës kishte një numër të serbëve që ishin mbledhur.
Disa nga shqiptarët të intervistuar nga mediat, nuk e dinin as kush i ftoi për të protestuar.
Policia e Kosovës e ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, kishin bërë thirrje që kjo ftesë të bojkotohet pasi ka ardhur nga jashtë Kosovë.
Pak minuta më parë dy shqiptarë janë sulmuar nga serbët afër urës së Ibrit.