Shokon analisti: Thaçi bëri punë të mira me SHBA-të, Kurti e ka humbur lojën - NACIONALE

Shokon analisti: Thaçi bëri punë të mira me SHBA-të, Kurti e ka humbur lojën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka bërë një krahasim interesant në mes të punës se Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit në fushën e politikës së jashtme.

Ai ka bërë me dije se për shumë çështje nuk është pajtuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, por, sipas tij, Thaçi ka bërë punë të mira në mirëmbajtjen raporteve me SHBA-të.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Thaçi përmes kontratave lobuese i ka avancuar raportet Kosovë-SHBA, kurse kryeministri Albin Kurti e ka humbu lojën në këtë fushë.

“Personalisht nuk jam pajtuar me politikat publike dhe zhvillimore të HTH por ai dhe ekipi i tij arritën, kryesisht përmes diplomatëve dhe kontratave lobuese me i avancu dhe mirëmbajte marrëdhëniet shumë të mira me SHBA. Puna është që AK e ka mirë në parim me qëndrime, por ai po e luan dhe kupton një loje me konzervative politike (që nuk po jep fryte)”, ka shkruar Shenolli.

Sipas tij, këto kontrata tashmë i ka lidhur Serbia.

“Në SHBA nuk kemi kontrata të lobimit prej kohës se Hashim Thaçit, përderisa Serbia ka arritë me i pas disa kontrata te mira. Në këtë aspekt, mendoj që jemi në disavantazh të madh në aspektin e lobimit në SHBA, dhe këtu është dallimi. Rrjedhimisht, AK duket që ka humbur lojën dhe tani nuk ka lidhje nëse ka të drejtë apo jo çfarë flet dhe pozicionet që i ka nëse janë të drejta. Kështu që, Qeveria e Kosovës nuk është në pozitë të mirë dhe nuk duket që ka mundësi me u rikuperu nga ky pozicion. Në përgjithësi është një deadlock dhe mundet me vazhdu me mbete si e tillë për shkak se s`po shifet një rrugëdalje”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme