Shneoll Muharremi për Krastën: Në fillim erdhi për festivale tash po e pengon adresimin e skandalit
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Muharremi përmes një postimi ka thënë se LVV nuk po e pranon gabimin dhe po i mbronë figurat që i ka instaluar vet me kontrollu radio televizionin publik.
Ai tutje ka shkruar në lidhje me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Adi Krasta, duke thënë se në fillim ka ardhur vetëm për festivale dhe tani po e pengon adresionin e skandalit dhe profesionalizmin në RTK.
Postimi i plotë:
Më vjen keq që kryetari i bordit të RTK-së ka dhënë dorëheqje sot. Kriza po thellohet rreth RTK nga kontrolli politik nga Kryeminstri Kurti. Nga paraqitjet e tija publike pas skandalit me lajmin e rremë kundër Nacionales dhe Periskopit, Boletini dukej që kishte vullnet për të adresuar situatën. Ai sot paska dhënë dorëheqje me arsyetim që zv. drejtori Adi Krasta nuk ka vullnet me adresu skandalin sic e kërkon interesi publik dhe profesionalizmi. Kriza në RTK vetëm sa po thellohet. Kjo patjetër lidhet me politikën dhe faktin që LVV nuk po e pranon gabimin dhe po i mbronë figurat që i ka instaluar vet me kontrollu radio televizionin publik. Por gjithashtu, vet zotëri Krasta duket që është i instaluar për një funksion të kontrollimit të RTK nga politika. Si ka mundësi ai person të jetë në atë pozitë. Thuhej në fillim që ka ardhur për festivalet, oraganizimi e tyre. E tash ai po e pengon adresionin e skandalit dhe profesionalizmin në RTK. Vet fakti se si është intaluar ky person aty kërkon llogaridhënie. Nuk ka asnjë interes publik në atë punë e tij që bënë aty. Tash Albin Kurtit po i del situata nga kontrolli në RTK dhe kjo mesiguri që mundet me ju kthyer si një bumerang para zgjedhjeve. Largoji i dashur personat politik që i ke instaluar dhe lejoje punën e pavarur dhe profesionale të RTK-së ashtu si e kërkon ligji.