“Shkolla nuk të bon njeri”, Berisha: Dimal Basha është ofendimi më i madh që i bëhet Kuvendit
Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se deputeti i VV-së, Dimal Basha, është ofendim për Kuvendin e Kosovës.
Në emisionin “DPT te Fidani” në ATV, ai ka thënë se Basha lexon vetëm atë që ia shkruajnë të tjerët.
“Dimal Basha është ofendimi më i madh që i bëhet institucionit të Kuvendit. Imagjino sot nuk dike me recitu atë vjershën që ia kishte shkrujtë buroja e Mihailovit. Shkolla nuk të bon njeri”, ka deklaruar ai.
Zyrtari i lartë i Nismës nuk ka fjalë të mira as të dytin e Qeverisë, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Besnik Bislimi është njëri që, në pamje tregon që prapa fytyrës së tij fshihen shumë djallëzira. Si person publik në Kuvend, është i papranueshëm”, është shprehur Berisha.
Në anën tjetër, ai ka lavdëruar disa deputetë të pozitës.
Ai ka thënë se de deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është deputeti më i përgatitur.
Ndërsa, për Xhavit Halitin e PDK-së, ai ka thënë se është shumë i informuar.