Shkëlzen Gashi e “kopjon” Gani Gecin: Prej veriut e kontrabandojshin naftën 60 centë, e shitshin 120 centë
Shkëlzen Gashi, analist dhe këshilltar i shkarkuar nga Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilën ka tentuar të tregohet ironik me reagimet e opozitës kundrejt veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit.
Duke shkruar për kontrabandimet e pretenduara në veri, Gashi, që njihet për citime, ka tingëlluar si Gani Geci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.
Z. Gashi ka ndjekur logjikën e z. Gecit, të cilën së fundmi e ritheksoi në emisionit Pressing, që u transmetua dje.
Në një gjuhë “geciane”, z. Gashi ka thënë se “përapara kontrabandohej” nafta nga veriu për t’u shitur shumë më shtrenjtë në anën tjetër të Kosovës.
Postim i plotë:
Kujtojmë që Geci dje në Pressing përdori të njëjtat shifra, duke thënë se në veri nafta shitej për 60 centë, ndërsa në jug ajo kushtonte 1 euro e 20 centë.