Shkarkohet Kryetari i Sindikatës së Policisë, reagon ashpër: Puç ndaj meje - NACIONALE

Shkarkohet Kryetari i Sindikatës së Policisë, reagon ashpër: Puç ndaj meje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Imer Zeqiri u shkarkua këtë të dielë nga pozita e Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës. Në një reagim për media, Zeqiri ka thënë se vetëm nga mediat e ka kuptuar shkarkimin e tij, pasi s’ka qenë fare i informuar. Zeqiri ka thënë se iu bë “puç”, e se tash e një kohë po i përgatitej.

“Në një proces të rregullt me prezencën time, do ta pranoja çfarëdo lloj vendimi që do ta merrte kuvendi, që do të ishte i thirrur sipas Statutit të SPK-së. Por, jo kështu pas shpine. Takimet e thirrura në kundërshtim me Statutin dhe vendimet që dalin prej tyre janë të pazbatueshme.

Veprimet si ky i sotmi, vërtetojnë synimet për “puç”, të përgatitura që sa kohë dhe janë vazhdim i prapaskenave nga individë në Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe përreth saj.

Prej kur jam në krye të sindikatës, të arriturat janë evidente dhe publike, andaj jam krenar me punën dhe angazhimin tim.” – ka shkruar Zeqiri

I njejti është shprehur se nuk ka marr asnjëlloj arsyetimi për shkarkimin e tij, duke shtuar se çështja kundër tij që po hetohet nga IPK, vazhdon të jetë në procedurë, e s’ka ndonjë rezultat përfundimtar.

“Unë nuk kam qenë i njoftuar për një takim të tillë, i bërë qëllimisht për të pamundësuar pjesëmarrjen time, dhe si i tillë është në kundërshtim me Statutin, si akti më i lartë juridik i Sindikatës së Policisë së Kosovës si dhe në kundërshtim me parimet etike e fisnike për një strukturë të tillë.

E lexova komunikatën e lëshuar dhe është e habitshme se si në të nuk janë përmendur arsyet se pse është vendosur për shkarkimin tim. Si mund të ketë shkarkim pa u dhënë arsyet dhe pa u bërë ato publike? – ka thënë ai.

Në anën tjetër Sindikata përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e kanë shkaktuar Kryetarin.

“Sot më datë 19.05.2024 është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm ku ishte thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të vetmën pikë të Rendit të Ditës për votimin e shkarkimit të kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri.”

Aty thuht se në votim morën pjesë 60 delegatë nga 73 që ka Kuvendi, e të gjithë votuan PRO shkarkimit të Zeqirit.

“Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdoj punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës.” – thuhet në fund të komunikatës.

Ditë më parë Sindikata ishte distancuar nga Zeqiri, pasi i njejti me rekomandim të IPK-së ishte suspenduar, nën dyshimin se kreu veprën penale “Fotografim dhe inqizime tjera të pautorizuara”

“Këshilli Drejtues i SPK-së distancohet nga veprimet kunderligjore të kujtdo çofshin ato, duke premtuar angazhim te plotë dhe të vazhdueshëm ne permiresimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirqenjes se punonjesve të PK-së. Ditëve ne vijim KD i SPK - së do te dal me njoftim shtesë rreth zhvillimeve të fundit ne SPK.” – thuhej ndër të tjera aty.

Lajme të ngjashme