Shkarkohet drejtori i spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari - NACIONALE

Shkarkohet drejtori i spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Burimet e gazetës Nacionale brenda ShSKUK-së marrin vesh se me vendim të drejtorit të këtij institucioni, Elvir Azizi, është shkarkuar drejtori i spitalit rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës, Jeton Zarari.

Ky vendim për shkarkimin e Zararit, sips burimeve, ka ardhur si shkak i shkeljes së detyrave të punës nga tashmë ish-drejtori Zarari.

Nacionale po ashtu mëson se në krye të këtij spitali, do të rikthehet doktori Hilmi Shala.

Shala madje e ka konfirmuar vetë këtë për Nacionalen, duke thënë se në ora 14:00 do ta rimarrë detyrën e drejtorit të këtij institucioni.

Kujtojmë se ish-drejtori Zarari, në korrik të këtij viti mori vendim për ndërperjen e operacioneve elektive me arsyetimin e temperaturave të larta dhe se një pjesë e stafit ishin në pushime vjetore.

Pikërisht për këtë punë, edhe gazetarët e Nacionales u sulmuan fizikisht nga roja i spitalit, derisa kishin shkuar të raportojnë rreth kësaj çështje.

Duke mos mjaftuar me kaq, tashmë ish-drejtori Zarari kishte arsyetuar veprimin e rojës, duke thënë që “gazetarët ishin ngutur”. Reagim të tillë kishte bërë edhe në faqen zyrtare të spitalit në Facebook.

Edhe për këtë punë, Zarari kishte marrë vërejtje nga ShSKUK-ja.

Lajme të ngjashme