Shijojeni të marten, këto janë temperaturat për sot
Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot I ngrohtë. Madje temperaturat pritet të jenë më të larta se ditën e hënë.
Sipas Prishtina Wather, temperaturat maksimale sot pritet të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.
Megjithatë në mëngjes temperaturat sipas matjeve kanë rënë në minus. Gjithnjë sipas PW, -1 kanë qenë matjet e temperturave minimale në mëngjesin e sotëm.
E kalimi i një sistemi frontal përgjatë rajonit ditën e martë, sjell shtim të vransirave mbi vend, që deri në mbrëmje edhe priten riga lokale shiu.