Shi e vranësira për këtë javë, parashikohen edhe vërshime - NACIONALE

Shi e vranësira për këtë javë, parashikohen edhe vërshime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Edhe të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera të larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Ndërsa të enjten parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

E ndërkohë sipas Institutit nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës

Ndërkaq të premten parashihet të mbaj mot i vranët ku reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.

Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e parashikuara për fundjavë sipas IHK-së parashihen të jenë në formë dëbore

Lajme të ngjashme