Shi e vranësira, parashikimi i motit për sot
Ditën e mërkurë do të ketë kryesisht vransira, orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje shiu në perëndim të vendit. Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 5C, e ato maksimale parashihet të kapin vlera prej 10C e 12C.
Mot kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu parashihet në ditët vijuese.
Reshjet mund të jenë më të shprehura ditën e premte.
Kushte për të reshura bore vazhdojnë të paraqiten vetëm në vise malore.