Shi e në disa vende edhe borë – Parashikimi i motit për sot
Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes.
Pasdite pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh, njofton Meteo Kosova.
Kurse, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në disa vende priten edhe fjolla bore.
Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse më të izoluara.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.