Shi e borë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme - NACIONALE

Shi e borë, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë dy ditëve të fundit të javës priten reshje shiu dhe bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se rigat e shiu në orët e vona të së dielës, pritet të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.” – thuhet në njoftim.

IHK ka njoftuar se të dielën pritet rënie e dukshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.” – thuhet në njoftimin e institutit.

Lajme të ngjashme