Shi dhe borë: Moti gjatë javës në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe temperaturat do të shënojnë rënie.
Ndërsa, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Moti nga e hëna deri të premten:
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje. Gjatë natës vonë parashihen reshje bore.
E martë – Mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.
E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.
E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.