Shfaqen posterat e profesorëve në Beograd me emblemën e UÇK-së: "Tradhtar"
Tre profesorë të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd janë bërë cak i sulmeve ndaj tyre pasi njoftua për një takim me proesorët e Fakultetit Filozofik të UP-së në Kosovë.
Para Fakultetit të Shkencave Politike (FPN) në Beograd janë shfaqur postera me shkrimin “Tradhtar” dhe stema e UÇK-së, ndërsa në foto shihen disa nga ligjëruesit e atij fakulteti.
Mediat serbe, raportojnë se në posterat janë vendosur Stefan Surliq, asistent profesor i FPN, profesor i asociuar Marko Vekoviq dhe asistente profesoreshë Jelena Lonçar.
Ndryshe ky fakultet para disa ditëve njoftoi se është anuluar takimin i paraparë të mbahet më 16 mars me profesorët nga Kosova.
SAOPŠTENJE ZA JAVNOST
— FPN Beograd (@FPN_Beograd) March 15, 2023
Obaveštavamo javnost da se skup profesora Fakulteta političkih nauka Univerziteta u Beogradu i Filozofskog fakulteta iz Prištine, najavljen za 16. mart 2023. godine, neće održati na Fakultetu političkih nauka Univerziteta u Beogradu.
