Shehaj ‘lufton’ për mandatin e dytë në Tiranë, komenton rezultatin zgjedhor - NACIONALE

Shehaj ‘lufton’ për mandatin e dytë në Tiranë, komenton rezultatin zgjedhor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rreth 30 mijë vota ka marrë partia Mundësia e Agron Shehajt deri tani dhe po ‘lufton’ për mandatin e dytë në Tiranë dhe këtë ‘betejë’ po e zhvillon me ish-partinë e tij, Partinë Demokratike.

Në një deklaratë për Opinionin e Blendi Fevziut, Shehaj tha se rezultati i partisë së tij, nuk është ai që kanë pritur, por shtoi se ‘Mundësia’ ende nuk është konsoliduar si parti, në kuptimin e themelimit të strukturave në gjithë Shqipërinë.

“Ne duhet thënë ishim nën pritshmëritë. Kishim një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk është aspak i mirë.

Mendoj që në Tiranë jemi shumë afër dhe jemi në cdo qendër votimi që votat e partisë Mundësia të numërohen të gjitha”, tha Shehaj mbrëmë në Opinion.

“Nuk u nisëm me idenë për të marrë sa më shumë deputet sepse unë mendoja modelin me shumë deputetë jashtë sesa Brenda. Filluam një project politik, ky është vetëm fillimi, do të donim të kishim një rezultat shumë më të mirë. Në Tiranë jemi mbi 5%. Do të bëjmë një analizë por nuk mund të them se ishte një rezultat, le të themi zhgënjyes.

Nuk ka dyshim (se do të vazhdojmë projektin tonë politik afatgjatë).

Sigurisht, atëherë jemi parti e re, 10 muaj që ekzistojmë si parti. Nuk kemi strukturat që kanë partitë tjera. Në fshatra, sigurisht mesazhi nuk ka shkuar akoma ose nuk ka shkuar në formën e duhur. Tani nuk dua të bëj listën e ankesave, por fenomeni i blerjes së votive, nga disa parti që shkojnë përtej pritshmërive, sigursiht na zhgënjen shumë.

Jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri ku nuk jemi absolutisht në kushte të barabarta, ku të gjitha fenomenet që tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve, kanë qenë prezente dhe vazhdojnë të jenë prezente.

Nuk ka shkuar çka nuk ka shkuar edhe në zgjedhjet e mëparshme, por le të themi është thelluar. Por ky nuk është justifikim. Ne po themi po blihen vota, hapësira në media nuk është e barabartë, përdorimi i administratës, po të gjitha këto nuk japin zgjidhje. Ne duhet të gjejmë zgjidhje.

Le të mbarojë procesi, por pak rëndësi ka se çka themi ne.

Duhet akoma të bëjmë analizën e rezultatit, të kuptojmë njëherë se cili është rezultati dhe ta diskutojmë.

Tani nuk është momenti të diskutojmë këto tjerat. Unë kam patur hapësira në disa emisione dhe jam shumë mirënjohës për hapësirat që më janë dhënë. Nuk them që meqë unë kam dalë në disa prej tyre dhe që fenomeni i kapjes së medias nuk ekziston, por ky nuk është momenti që duhet të diskutoj tani për të”, tha Shehaj.

Lajme të ngjashme